Depresioni, 17-vjeçarja vetembytet ne Drinin e Zi

27/12/2009 12:55

Nje 17-vjeçare nga fshati Ujmisht i Kukesit mendohet se eshte vetembytur ne ujerat e lumit Drini i Zi.

Dyshohet se vajza me inicialet R.T., ka ndermarre aktin e veteflijimit pas nje zenke qe ka pasur me te emen.

Ngjarja mesohet se ka ndodhur pasditen e se premtes, ku vajza eshte pare tek po qendronte prane nje ure nga disa bashkefshatare te saj.

Ky veprim ka alarmuar familjen, e cila menjehere ka lajmeruar policine pas disa oresh kerkime qe kane rezultuar te kota.

Forcat blu te Kukesit kane mberritur ne vendngjarje, ku si fillim kane marre ne pyetje familjaret dhe me pas kane nisur kerkimet ne çdo cep te fshatit.

Operacionet e kerkimit kane vijuar ne Drinin e Zi, por deri tani nuk eshte gjetur trupi i vajzes.

Per momentin policia mbron tezen e vetembytjes, pasi ne breg te ujerave jane gjetur disa sende personale te 17-vjeçares.

Ali Elezi, drejtor i Policise se Qarkut, ka pohuar: “Forcat tona kane kerkuar gjate gjithe nates dhe dites se djeshme, por nuk kane gjetur asnje shenje nga vajza, me perjashtim te nje xhupi dhe nje pale atlete. Ne dyshojme se vajza eshte vetembytur, pasi ka kaluar ne depresion. Kete gje e kane pohuar edhe familjaret e saj”.

Kerkimet duket se do jene teper te veshtira, pasi rrjedha e Drinit shkon deri ne det, çka e veshtireson procesin e kerkimit.

Deri tani nuk dihet nese do kerkohet ndihma e palombareve, te cilet mund te kryejne nje kerkim me te shpejte te trupit te vajzes, gjithmone nese ajo eshte vetembytur.

Top Channel