PD-PS perplasen per “Tajvanin” dhe tokat ne bregdet

26/12/2009 20:00

Maxhoranca dhe opozita kane sulmuar njera-tjetren serish per ceshtjen e “Taivanit” dhe ligjin per token ne bregdet.

“Ndersa kreu i bashkise, Edi Rama vazhdon te heshte dhe te mos jape asnje sqarim se si bashkia e shiti truallin ne qender te qytetit per 97 euro m2, fakte te reja dalin ne pah qe e bejne me te rende abuzimin. Ne vitin 2001, trualli i Tajvanit u shit me 331 dollare m2, ne vitin 1996 u shit me 16 mije leke te reja metri katror perkundrejt 12 mije te rejave qe u shit ne vitin 2005 nga Rama. Fakti qe trualli ne mes te qytetit zhvleresohet, eshte tregues i arrogances me te cilen Rama qeveris Tiranen. Ky nuk mund te jete kryetari i bashkise se qytetit, por i interesave te paligjshme ekonomike”, deklaroi deputeti demokrat, Aldo Bumci.

Nga ana tjeter, deputeti Fatmir Toci ka akuzuar qeverine per miratimin e ligjit te tokave ne bregdet. “Banoret e Orikumit, Ksamilit, Borshit, etj qe kane marre siperfaqe deri ne 1500 m2, do kompensohen me siperfaqe 300-750 metra katrore. Perpjekjet e maxhorances per te zgjidhur problemet e pronesise mbi token me ndryshimet e ligjit, e acarojne problemin dhe rrisin revolten e banoreve. Ky ligj do rrise konfliktet sociale ne vend. I kerkojme presidentit qe te mos e dekretoje kete ligj qe u rremben token dhe nxjerr ne rruge njerezit ne nevoje”, theksoi Toci.

Por nuk ka vonuar as kunderpergjigja e selise blu per kete ceshtje. “Sot Edi Rama kundershtoi ligjin nga i cili perfitojne rreth 10 mije familje te ish fermave shteterore. Rama denoi dhenien falas te tokes se fermereve. Me kete rast e pyesim Ramen se cfare dallimi kane keto 10 mije familje fermeresh nga 460 mije familje te tjera qe moren falas token ne perputhje me ligjin 7501?”, u shpreh zedhenesja e selise blu Erla Mehilli.   

Top Channel