Grupi i PS, dhurate 40 milione leke shtetit

26/12/2009 08:15

Grupi parlamentar i Partise Socialiste i “dhuron” rreth 40 milione leke te reja buxhetit te shtetit ne fundvit.

Me nje llogari te thjeshte se sa do t’i kishin kushtuar shtetit 64 deputetet e selise roze ne tre muaj aktivitet parlamentar, del se mungesa e tyre ne Kuvend i ka kursyer shtetit shqiptar gati gjysme milioni dollare.

Duke llogaritur qe çdo deputet arrin te kete te ardhura afersisht 200 mije leke ne muaj, rezulton se grupi parlamentar i opozites “kushton” rreth 12.8 milione leke ne nje muaj.

Duke e llogaritur kete shume per tre muajt qe ata nuk kane marre asnje te ardhur nga trajtimi si deputete, konstatohet shuma qe “digjet”, duke kaluar nga buxheti i Kuvendit tek arka e shtetit.

Ne baze te ligjit, nje deputet paguhet 139.590 leke te reja, ka tarife telefoni 17.000 leke, 2.000 leke per çdo mbledhje komisioni parlamentar dhe 34.000 leke ne muaj (19 mije karburant dhe 15 mije sherbime).

Ne total kjo shume shkon pak me shume se 200 mije leke, pa llogaritur pagesat qe kryejne deputetet per sigurimet shoqerore dhe shendetesore.

Top Channel