Top Media pershendet shqiptaret

25/12/2009 20:15

Top Media do t’u percoje urimet me te mira per festat te gjithe shqiptareve kudo qe ndodhen, me ane te kenges se kenduar e realizuar nga stafi i saj.

E kthyer tashme ne tradite cdo fundvit, kjo menyre urimi do te vije nepermjet kenges “Rrjedh ne kenge e ligjerime”, kenduar dikur nga Vace Zela, kompozuar nga Feim Ibrahimi, me tekst te Gjok Becit. Por per kete rast kenga paraqitet ne version te perpunuar. Nje kenge kjo e zgjedhur per mesazhin dhe energjine e forte qe transmeton. “Eshte nje nder kenget me te famshme te shekullit te kaluar. Teksti i saj eshte shume i forte dhe e perfaqeson shume mire Shqiperine”, shprehet Gjoni. Perpos mesazhit, eshte kuruar ne detaje edhe arranxhimi muzikor.

“E kemi rifolmuruar tipin e arranxhimit e kemi sjelle ne nje ritem te ri dhe ne pjesen e fundit kemi bere nje sforcim te madh. Orkestra luan ne stilin rock, eshte avangarde, ashtu si Top Media eshte ne te gjitha punet e saj”, shton Dorian Gjoni. Video eshte realizuar nga regjisori maqedonas Aleksandar Ristovski. Imazhet e perzgjedhura rrefejne pjese te ndryshme te trevave shqiptare, per te kulmuar me ato ne sheshin “Skenderbej”, ku ndodhet i mbeshtjelle me flamur i gjithe stafi i Top Medias.

Dhe eshte pikerisht flamuri fabula simbolike e kesaj videoje. “Balerinet shkojne ne vende te ndryshme te Shqiperise per te mbledhur copezat e flamurit kuqezi. Me pas ata i bashkojne te gjitha, per te krijuar nje te vetem ne sheshin “Skenderbej”. Ideja eshte qe Top Media, kjo kompani e madhe, perpiqet te mbaje te gjithe shqiptaret te bashkuar, kudo qe ndodhen ata. Ne fund te kenges, i gjithe stafi i kompanise gjendet poshte ketij flamuri, duke percjelle te gjithe energjine e tij. Gjithcka ishte e organizuar ne perfeksion. Pata nje suport vertet te shkekqyer, nga te gjithe”, shprehet regjisori.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta