PD: Rama te jape llogari per “Tajvanin”

25/12/2009 08:20

Partia Demokratike vijoi dje akuzat ndaj kryetarit te Bashkise se Tiranes, Edi Rama, ne lidhje me token qe rrethon kompleksin “Tajvani” ne kryeqytet.

Keshtu, dje deputetet demokrate te Qarkut te Tiranes, Florion Mima dhe Gent Stazimiri rikthyen ne vemendje kete çeshtje, duke kerkuar shpjegime nga vete Edi Rama.

Deputeti Mima theksoi se duhet te jete Rama ose organet e drejtesise ato qe duhet t’i japin pergjigje shitjes se tokes me 94 euro metri katror.

“Po i drejtoj publikisht Edi Rames, pyetjen e mbetur pa pergjigje, duke konfirmuar se nuk do te lodhemi derisa ai apo organet e drejtesise te japin pergjigje se perse toka rreth ‘Hotel Dajtit’ eshte shitur nga  Edi Rama me 1500 euro metri katror, ndersa vetem disa metra larg saj, ne parkun “Rinia”, prane objektit ‘Tajvan’ ajo eshte shitur me 94 euro metri katror”, deklaroi Mima.

Sipas tij, duhet te gjeje kurajen dhe te dale e te pergjigjet vete per kete çeshtje dhe jo te nxjerre ne ekran zedheneset e tij, te cilat jo vetem kercenojne deputetet e popullit, por paturpesisht vendosin edhe epitete ndaj tyre.

Po keshtu, Mima theksoi se keto dite eshte zbuluar edhe nje skandal tjeter i Edi Rames ne lagjen “Ali Demi”.

Bashkia e Tiranes nuk do te lejoje askend te hedhe balte mbi punen e saj dhe do te vendose ne vend te verteten.

Kjo ishte pergjigjja qe dha dje zedhenesja e bashkise, Joana Bushi, ndaj deklaratave te deputeteve te PD-se, Gent Strazimiri dhe Florion Mima.

“Shpifjet dhe intrigat e Sali Berishes dhe roboteve te programuar prej tij nuk genjejne e manipulojne dot askend, pasi Bashkia e Tiranes eshte e vendosur qe perballe politikes se baltes, te vendose te verteten dhe ligjin”, deklaroi zedhenesja e bashkise.

Top Channel