Dhuratat, bizhuterite mbeten me te preferuarat

25/12/2009 19:05

Dilema e zgjedhjes se dhuratave na shoqeron cdo fundvit. Ndryshe nga lulet, cokollatat apo veshjet, bizhuterite mbeten.

Nje unaze, varese, byzylyk apo ore perben nje dhurate qe nuk e humb bukurine madje mund te trashegohet. Te blesh nje bizhuteri per dike nuk eshte e thjeshte pasi duhe te kete nje simbolike. Odeta Bregu, drejtore ne dyqanet Penelope, tregon se nje zgjdhje e mire per kete periudhe jane aksesoret ku dominon ngjyra e kuqe.

“Bizhuteria eshte nje dhurate speciale per secilin nga ne. Nje unaze, vareze apo vathe, mjafton qe kjo zgjedhje te kete ngjyren e kuqe”, thote ajo. Femrat dashurojne gjithcka qe perben moden e fundit. Ashtu si ndryshojne veshjet ato kerkojne qe ne gisht, qafe dhe vesh te mbajne argjend, titan ose celik te zbukuruar me gure te cmuar si perle, kristal, zirkon, oniks e koral.

Duke qene se te rinjte dhe kryesisht meshkujt kerkojne te jene trendy, “Penelope” vjen me kete koleksion qe te jep pershtypjen e bizhuterive luftarake. Pavaresisht kreativitetit qe shpesh here kalon edhe kufijte e imagjinates jeni ju qe zgjidhni aksesorin e pershtateshem. Ato vijne te shumellojshme, te medha dhe te vogla, me shkelqim dhe shume ngjyra, te thjeshta dhe me gure. Pasi te keni vendosur se me cfare do t’i suprizoni te dashurit tuaj per nje gje te jeni te sigurt, bizhuterite kane qene, jane dhe do te mbeten dhurata te vecanta per momente te vecanta.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel