5-vjecarja vuan nga luecemia, nena kerkon vize

25/12/2009 15:15

Jo te gjithe kane mundesi te festojne ne shtepi Krishtlindjen dhe Vitin e Ri.

Shume femije ditet e festave do t’i kalojne ne spital, e mes tyre edhe Megi 5 vjec, e cila prej kater muajsh gjendet ne nje shtrat, duke u kuruar nga leucemia.

Dhuratat e Rrjetit te Vullnetareve, Megit dhe femijeve te tjere u kane dhene per pak caste gezimin, por nena e 5-vjecares keto Krishtlindje shpreson ne nje dhurate tjeter: nje vize per ne Itali, per te kuruar te bijen.

Ne diten e Krishtlindjeve, Rrjeti Rinor i Bashkise se Tiranes ka shperndare dhurata per te gjithe femijet e ketij pavioni  te cilet festat e fund vitit do t’i kalojne ne spital.

“Ne vijme ketu cdo Krishtlindje ne spitalin e femijeve per t’u dhene edhe atyre qe jane sot me ne nevoje se te gjithe te tjeret, mundesine per te rritur ndjeshmerine lidhur me domosdoshmerine e dhurimit te gjakut”, tha Rama.

Rrjeti Rinor i Bashkise e ka bere tradite tashme qe ne cdo Krishtlindje te beje dhurata per pacientet e vegjel.

Top Channel