Topi uron besimtaret per Krishtlindjet

24/12/2009 18:10

Presidenti i vendit, Bamir Topi ka uruar sot besimtaret e krishtere me rastin e festes se Krishtlindjeve.

Permes nje mesazhi derguar kryepeshkopit Janullatos dhe arqipeshkvit imzot Rrok Mirdita, Topi ka ftuar popullin shqiptar qe te nxjerre ne pah karakteristikat me te mira te tij.

“Nepermjet jush iu percjell te gjithe besimtareve shqiptare te krishtere kudo qe ndodhen urimin qe drita e shpreses te ndriçoje jetet e tyre pergjithnje, paqja e shpirtit t’i shoqeroje çdo çast dhe qe besimi tek triumfi i miresise, vellazerise, tolerances, ndihmeses dhe solidaritetit human t’i udheheqe ne rrugetimin drejt lumturise e begatise familjare dhe njerezore”, eshte shprehur Topi.

Top Channel