Topi: Per zgjedhjet folen institucionet

24/12/2009 21:45

Presidenti i Republikes, Bamir Topi ka bere nje rezyme te arritjeve te vendit gjat ketij viti, duke renditur ne radhe te pare anetaresimin e Shqiperise ne NATO.

“Kemi arritur ate qe nuk e kishim menduar kurre se do ishim pjese e NATO-s. Kjo eshte nje arritje qe i ka te gjithe elementet brenda, ate politik dhe institucional. Eshte proces qe erdhi ne nje afat te gjate si pasoje e atij pozicioni qe ka marre Shqiperia prej vitesh. Jane gjera qe kontribuojne ne fatin e Shqiperise dhe kane te bejne me historikun dhe perspektiven e Shqiperise”, deklaroi kreu i shtetit ne emisionin “Top Story”.

Duke perfituar nga festa e Krishtlindjeve, Topi vuri teksin ne harmonine fetare qe mbizoteron ne vendin tone, duke thene se edhe shqiptaret qe jane ballafaquar me realitetin perendimor prej vitesh, kane treguar se jane ne parametra ekuivalente me popullsine ku ata jetojne. Persa i perket procesit te liberalizimit te vizave, presidenti nuk la pa permendur edhe momentet e ngadalesimit te punes.

“Mund te kishim qene me te kujdesshem ne koordinimin e veprimeve por besoj se perderisa eshte ceshtje kohe ne terma te shkurtra, bie poshte cdo lloj teorie tjeter. Nuk do t’i jepja shume hapesire nje diskutimi per konotacione negativiste per menyren e sjelljes se shqiptareve. Gjerat kane shkuar mire por mund te kishin shkuar me mire”, shtoi presidenti.

Ne vijim te intervistes ai beri nje permbledhje edhe te situates politike ne vend, duke thene se ne pergjithesi debati politik ka qene i pranueshem, por jo gjate gjithe kohes. “Ndertimi i nje ligji te ri elektoral nuk eshte thjesht ndryshim ligji por ka edhe pasojat e veta ne aplikim. E kam thene se kam qene dakord qe ky ligj te ndryshoje per t’u afruar me nje ligj proporcional-rajonal per te rritur kualitetin e perfaqesuesve ne kuvend, kualitetin e qeverisjes dhe per te shkuar ne nje lloj modeli te pershtatshem per Shqiperine. Ne kemi nevoje ne pergjithesi qe ne partite politike te rrisim ndjeshem elementet e demokracise se brendshme per me shume pjesemarrje te njerezve qe e kane te veshtire te perballojne situata te caktuara per promovimin e tyre ne politike. Nje demokratizim i partive politike do rriste edhe kurajon e inkursioneve politike dhe per rritjen e mundesise per te bere reforma te rendesishme ne vend”, nenvizoi presidenti.

Ai shtoi se kete here, institucioni i presidentit nuk ka pasur asnje perfeqesues ne KQZ, por pavaresisht kesaj, ai shtoi se i qendron vendimit te institucioneve kushtetuese si KQZ-ja, Kolegji Zgjedhore dhe dokumentit te OSBE/ODIHR-it. “Ne perfundim te gjithe procesit, duke iu referuar pozicionit kushtetues, une i jam referuar vendimemarrjes se KQZ-se. Kam respektuar dhe vazhdoj te respektoj vendimin e gjykatave te apelit dhe meqe kemi pranuar nderkombetaret, i jam referuar raportit final te tyre. Keto perbejne automatikisht edhe zerin e presidentit”, pohoi Topi.  

Top Channel