Topalli: Negociata me opoziten

24/12/2009 15:25

Pas mbylljes se sesionit te pare parlamentar te kesaj legjislature te re, kryetarja e kuvendit ka bere bilancin e 17 seancave plenare, ku me 70 ligjet e 40 vendimet e miratuara, kuvendi, sipas zonjes Topalli, ka treguar pergjegjshmerine maksimale ndaj qytetareve shqiptare. (UPDATE)

Por meqenese ky sesion u mbyll pa pranine e opozites ne parlament, kryeparlamentarja nuk mund te shmangte nje apel drejtuar kreut te opozites, Edi Rama.

“Une ftoj kryetarin e Partise Socialiste te mos i pengoje me deputetet per te ushtruar detyren e rendesishme te opozites”, tha Topalli.

Jozefina Topalli iu pergjigj publikisht edhe letres se nje dite me pare qe zoti Rama i dergoi per mosmiratimin e ndryshimeve ne ligjin per Inspektoriatin e Ndertimit.

“Ky eshte nje rast per te perseritur ftesen per te ardhur, per te diskutuar ne komisione dhe ne seancen plenare bashke me opoziten”, u shpreh Topalli.

Megjithe situaten, ku opozita nuk pranon asgje me teper se hapjen e kutive dhe mazhoranca ofron gjithcka pervec rinumerimit te votave nga parlamenti, kryetarja e kuvendit u shpreh optimiste per hyrjen e opozites ne parlament vitin e ardhshem, edhe pse pranoi se nuk kishte ndonje sinjal konkret per kete.

“Si kryetare e kuvendit dua te shoh opozoten ne rolin e saj. I garantoj deputeteve, te gjitha hapesirat, te gjitha mundesite”, tha kryeparlamentarja.

Por a i ka munguar opozita Jozefina Topallit ne Kuvend gjate ketyre 4 muajve? E ka patur ajo me te lehte apo me te veshtire drejtimin ekuvendit pa opoziten?

“Opozita eshte nje pushtet i jashtezakonshem moral. Kam qene vete ne opozite per 8 vjet. Me ka munguar opozita ne parlament, si kryetare e kuvendit dhe si deputete prej vitesh me radhe”, tha Topalli.

Duke qene se te gjitha pyetjet e gazetareve lidheshin me opoziten, Jozefina Topalli, perseriti disa here ftesen per futjen e Partise Socialiste ne parlament, vendin qe sic tha ajo mund te arrihen kompromise te medha.

“Ne parlament ka mundesi te pafundme per te arritur kompromise ne te mire te vendit. Historia e parlamentarizimit shqiptar e ka treguar kete”, theksoi Topalli.

Top Channel