PS: Vendi deficit nga korrupsioni

24/12/2009 15:25

Rritja e deficitit buxhetor, shkaktuar nga borxhet e marra nga qeveria eshte cilesuar nga Partia Socialiste si nje tjeter tregues i boshatisjes se arkes se shtetit dhe krizes qe ka kapur qeverisjen aktuale ne nivelin ekonomik.

Sipas deputetit Erjon Brace keto borxhe ta marra nga qeveria duke shkelur kushtetuten, ligjin per buxhetin e shtetit dhe duke anashkaluar kuvendin do te perdoren per te mbushur gropat e krijuara nga korrupsioni marramendes i qeverise Berisha.

“Dje Qeveria dhe Sali Berisha vendosen te marrin serish borxh: Jo per rrogat e dhjetorit, as per te kompesuar gjysma gjasme shperblimet, as fare per te paguar pagat e prapambetura per me te varferit: invalidet, te papunet. Dje Qeveria dhe Sali Berisha vendosen te marrin serish borxh:  Per faturen e borxheve elektorale qe u perpine ne skemen kriminale te Sokol Olldashit perbere nga qindra kantiere vizuale, por pa vepra. Per faturen e tenderave te korruptuar, ku zyrtaret e Qeverise kane hisen e tyre, si kosto shtese ne çdo tender, kthyer tashme ne element thelbesor ne Republiken e rryshfetit qe Sali Berisha administron”, tha Brace.

Ne mbeshtetje te akuzave te tij deputeti Brace ka marre si shembull faturen e blerjes nga ana e qeverise e mbi 300 makinave per nje sere institucionesh ne 16 lote me vleren 5,3 milione dollare.

Zoti Brace theksoi se ne korrik qeveria dhe ministria e brendshme kane hapur tenderin. Por sipas tij ne tetor APP ka vendosur anullimin e procedures se tenderimit per lotin 1 qe ishte edhe me i madhi ne tender me vleren 4 milione dollare, pasi nuk plotesonte kushtet e gares. Vendim te cilin sipas Braces APP e ka shkelur vetem pak kohe me pas duke e shpallur fitues ate qe kish shpallur te jashteligjshme.

“Ky eshte skandali, i rradhes, i Sali Berishes, i paguar gjithnje si kosto korruptive nga parate e taksave te qytetareve, i munguar per qytetaret si paga e shperblime, por jetik per Familjen qe na qeverise si pasuri e madhe e paligjshme.  Pikerisht per kete, tani qe kazani i qelbur i Ministrise se Brendshme, per te lare hesapet mes tyre, u hap, ne kerkojme thellimin e hetimeve edhe per kete tender me vlere kaq te madhe!”, perfundoi Brace.

Top Channel