Prokurimet, te tjera arrestime

24/12/2009 15:00

Prokuroria e Tiranes, gjate hetimeve te saj mendon se ne skandalin e tenderit te uniformave ne Ministrine e Brendshme jane te perfshire edhe persona te tjere.

Sipas burimeve te kesaj prokurorie thuhet se gjate pergjimeve disa mujore rezultoi se kishte elemente te vepres penale vetem per gjashte te arrestuarit e pare ne lidhje me skandalin, por te perfshire ne afera korruptive ka edhe persona te tjere, per te cilet po kryhen hetime intensive.

Nuk jepen detaje nese keta jane zyrtare te shtetit apo persona jashte Ministrise, perfaqesues te firmave private.

Zyrtaret e arrestuar kishin te pakten kater vjet qe ushtronin funksionet publike ne Ministrine e Brendshme dhe jane anetare te shume tenderave me karakter te njejte, te cilat do te jene pjese e verifikimit te prokuroreve te Tiranes, qe kane marre ne dore kete ceshtje.

Ministri i Brendshem, Lulzim Basha nuk pranon qe  arrestimi i zyrtareve ka qene i vonuar, por ka lene te kuptohet se i eshte dhene hapesire, metodave te specializuara cka nenkupton pergjimet ndaj tyre.

“Ky operacion eshte i koordinuar, Ashtu si cdo operacion tjeter vepron ne parametrat me te larte te veprimtarise se struktave perkatese”, u shpreh Basha.

Ndersa persa i perket arrestimeve te reja te pritshme te paralajmeruara nga Prokuroria e Tiranes, duke komentuar politikisht arrestimin e zyrtareve te Ministrise se Brendshme, Basha u pergjigj se jo vetem ne Ministrine e Brendshme do te kete arrestime, por edhe ne pjese te tjera te administrates ne kuader te luftes antikorrupsion.

Tre zyrtaret e larte te Ministrise se Brendshme dhe tre pronare firmash perfitues te tenderit per blerjen e uniformave te policise dhe veshmbathjeve te tjera u arrestuan te henen ne mesdite.

Hetimi perfshin pergjimin e bisedave mes tyre dhe perfaqesuesve te firmave private, pjesemarrese ne prokurime.

Top Channel