John-Furnish, kerkojne nje femije nga babagjyshi

24/12/2009 19:50

Elton John dhe David Furnish e celebruan martesen ne vitin 2005 dhe qe atehere lidhja e tyre eshte bere me solide.

Ata jane te lumtur me shume se kurre edhe pse nuk kane arritur ende te adoptojne nje femije. Per te zevendesuar mungesen e nje femije, ata kane vendour t’i kalojne festat e fundvitit me femijet e miqve te tyre me te ngushte.

“Do nisemi per ne Venezia sepse aty kemi nje apartament. Por para se te shkojme ne Itali do takojme disa nga femijet e miqve tane. Ne fundjave ishim tek djali i Elisabeth Hurley, Damien, ndersa dy jave me pare drekuam me familjen Beckham. Nuk ka mbaruar ende pasi bashke me Elton kemi blere shume dhurata. I duam shume ata femije”, shprehet 47 vjecari Furnish.

Mes femijeve te miqve mesa duket cifti po ia kalon mire, por ndoshta edhe ata do te deshironin nje dhurate kete Krishtlindje, nje vogelush.

Top Channel