Festat, vershojne emigrantet

24/12/2009 12:00

Mbremjen e djeshme ne oret e para te mengjesit te se enjtes ne dy pikat kryesore te kalimit kufitar me Greqine, Kakavije dhe Kapshtice eshte verejtur nje fluks gjithnje e ne rritje i ardhjes se emigranteve per te kaluar pushimet e fundvitit prane familjeve te tyre ne Shqiperi.

Ne Kapshtice emigrantet thone se megjithe fluksin ne rritje nga ana e tokes greke, nuk ka patur vonesa per shkak te perpunimit te shpejte te dokumentave. Kete here vonesat kane ardhur nga pala shqiptare.

Emigrantet jane njohur dhe e cilesojne shume pozitiv vendimin e fundit te qeverise greke per dhenien e nenshtetesise nje pjese te emigranteve qe bajone ne vendin fqinj.

Por ata thone se vendimi me shume prek te ardhmen, femijet e tyre, ndersa ata vete kerkojne qe Shqiperia te beje me shume per liberalizimin e vizave.

Top Channel