Qeveria heq tatimin per arsimin privat

23/12/2009 19:10

Qeveria vendosi ne mbledhjen e se merkures te heqe tatimin mbi vleren e shtuar per arsimin privat.

Megjithese kjo iniciative e marre nga kryeministri Berisha nuk eshte perkrahur nga ministri i Financave Ridvan Bode, zoti Berisha e cilesoi ate nje mase te drejte dhe ne perputhje me nje nga premtimet e tij elektorale.

Qeveria ka vendosur gjithashtu per legalizimin e 5433 parcelave ku jane ndertuar objekte informale ne 8 qarqe te vendit.

Keshilli i Ministrave vendosi gjithashtu t’i dhuroje shkrimtarit Ismail Kadare nje siperfaqe toke, ku ai ka ndertuar nje rezidence verore ne Golem.

Kryeministri Berisha vleresoi se, “dhurimi i kesaj siperfaqeje toke eshte me e pakta qe qeveria shqiptare mund te bënte si nje akt vleresimi per nje personalitet boteror te letrave, një shkrimtar, qe Princi i Asturias, e cilesoi si nje nder me te medhenjte e koherave”.

Dhe se fundmi, ashtu sic premtoi ne mitingun e 8 dhjetorit ne Tirane, kryeministri Berisha dhe qeveria e tij e perfshine 8 dhjetorin ne listen e festave kombetare te vendit.

Top Channel