Legalizimi i “Taivanit”, ne prokurori

23/12/2009 19:50

Kryetari i bashkise se Tiranes, Edi Rama ka hedhur poshte akuzat e ngritura nga ministri i Puneve Publike lidhur me legalizimin e siperfaqes se tokes ne ish-parkun “Rinia”.

Sipas tij, cmimi me te cilen eshte shitur toka eshte kundershtuar asokohe nga kryetari Rama.

“Une dua t’i ve ne dispozicion opinionit publik dokumentat qe tregojne te verteten mbi kete ceshtje qe ka vendosur me votat e dy partive te medha keshilli bashkiak, pavaresisht qendrimit tim kunder. Cmimi i asaj kohe, i quajtur abuziv nga Berisha, eshte marre me votat e perfaqesuesve te Berishes”, ka deklaruar Rama.

Ne vendimin e keshillit bashkiak, votuar nga keshilltare te PS dhe PD, thuhet se eshte miratuar shitja e truallit me siperfaqe 1310 meter katror shoqerise

“Taiwan SHPK” kundrejt cmimit 12 mije leke per meter katror. Zoti Rama iu referua edhe nje emisioni televiziv ku jane shfaqur pjese nga votimi ne keshillin bashkiak per kete vendim gjashte vjet mer pare.

Lidhur me kete ceshtje, kryeministri Berisha u pyet edhe gjate nje konference shtypi dhe e cilesoi kete nje truk te zotit Rama.

“Si mund te me pyesni mua per truket qe gajaset vete zoti Rama kur i sheh? Si mund t’i komentoj une ato?”, eshte pergjigjur Berisha.

Kryetari i bashkise se Tiranes, Rama, ka dorezuar padi ne prokurori per kete ceshtje dhe i kerkoi kryeprokurores Ina Rama qe keto padi te mos zvarriten.

“I rikerkoj prokurores se pergjithshme qe hetimi per kete shpifje te mos zvarritet, por te filloje pa humbur kohe”, ka shtuar Rama.

Nderkohe, edhe mazhoranca ka vendosur qe per te njejten ceshtje t’i drejtohet prokurorise. “Do ta ngreme kete ceshtje derisa te marrim nje pergjigje”, ka deklaruar deputeti i PD, Genti Strazimiri.

Top Channel