Gripi A/H1N1, regjistrohet viktima e shtate

23/12/2009 16:05

Arrin ne 7 numri i personave qe kane humbur jeten ne vendin tone te prekur nga virusi A/H1N1. (UPDATE)

Nderkohe ne senatoriumin e Tiranes ndodhen te shtruar ne gjendje kritike per jeten edhe dy paciente te tjera. Serish nje 25-vjecare shtatzane me binjake eshte ne rrezik per jeten .

Nderkohe numri i te prekurve nga gripi i derrit, te konfrimuar zyrtarisht ne vendin tone eshte 376, por vetem ne kete sezon ky virus mendohet te kete infektuar rreth 60 mije persona.

Specialiste te Institutit te Shendetit Publik kane trajnuar ekipin e mjekeve ne senatorimun e Tiranes dhe i kane rekomanduar atyre te aplikojne vaksinen kunder virusit A/ H1N1.

Top Channel