Berisha: Rama te mos pengoje kthimin e PS

23/12/2009 18:20

Kryeministri Sali Berisha, gjate nje fjalimi te mbajtur ne seancen e sotme parlamentare i ka bere thirrje liderit te PS Edi Rama, qe te lejoje kthimin e opozites ne Parlament.

Berisha ka theksuar se opozites do t’i jepet hapesira e saj per te kontribuar ne realizimin e reformave te domosdoshme per integrimin e vendit.

“I bej thirrje zotit Rama te mos pengoje partine e tij te kthehet ne Parlament. Opozita eshte e domosdoshme, ajo ka bere hapa te medha ne ecurine e saj. Por te deklarosh se njoh rezultatin e zgjedhjeve por nuk kthehem ne Parlament, kjo eshte dicka absurde. Shpresoj qe vitin e ardhshem opozita te zere vendin e saj ne Parlament. Ajo do te kete hapesiren e nevojshme per reformat, ne menyre qe te luaje rolin e vet ne procesin e integrimit”, ka deklaruar Berisha.

Kryeministri ka rikonfirmuar edhe njehere qendrimin e tij se kerkesa e PS per hapjen e kutive eshte dicka e pamundur, pasi sipas tij Parlamenti nuk mund te dale mbi gjykatat dhe ligjin.

“Te bllokosh hyrjen e opozites ne Parlament duke kerkuar qe ky tempull te dale mbi nje vendim gjykate eshte e pamundur. Kutite do t’i kishim hapur 100 here per opoziten, por procedurat juridike dhe ligjet nuk lejojne qe ky tempull te marre pushtetin gjyqesor”, ka pohuar Berisha.

Kreu i ekzekutivit ka shtuar me tej se mazhoranca eshte e gatshme te plotesoje cdo kerkese te se majtes qe nuk bie ndesh me ligjet qe ka miratuar Parlamenti.

“Ne do plotesojme cdo kerkese legjitime te opozites qe nuk bie ndesh me ligjet qe ka miratuar ky Parlament”, ka shtuar Berisha.

Top Channel