Berisha: Parlamenti afroi vendin me BE-ne

23/12/2009 18:40

Gjate fjales se tij ne Parlament, kryeministri Berisha ka vleresuar punen e bere nga ky institucion per kete sesion, qe sipas tij ka sjelle arritje te rendesishme.

Berisha e ka vene theksin ne vecanti tek pranimi i kerkeses se Shqiperise per anetaresimin ne BE, si dhe tek ecuria ne procesin e liberalizimit te vizave.

“Ky Parlament mundesoi pranimin e kerkeses se Shqiperise per anetaresimin ne BE. Parlamenti beri te mundur qe ne procesin e liberalizimit te vizave te ecet me shpejtesi te paparashikueshme. Reformat e miratuara nga ky Parlament binden Parlamentin Evropian qe te votoje ne unanimitet qe Shqiperia sapo te permbushe detyrimet teknike te fitoje heqjen e vizave”, ka deklaruar Berisha.

Kreu i qeverise ka theksuar se mazhoranca parlamentare i doli ne mbrojtje biznesit te vogel, i cili sipas tij do te mbytej nga taksat e qeverive vendore.

“Ne kete sesion ky Parlament miratoi dhjetra ligje e marreveshje, ne menyre te vecante ligjet me te rendesishme per mbrojtjen e biznesit te vogel. Ne kohen e krizes me te thelle, biznesi shqiptar i vogel u perball me arbitraritetin me te madh te disa qeveritareve vendore, qe filluan ta trajtojne ate me vlera te barabarta me taksen e tij vjetore te biznesit te vogel. Por Parlamenti qendroi ne mbrojtje te biznesit te vogel, duke percaktuar kushte plotesisht te pershtatshme per krizen”, ka pohuar Berisha.

Kryeministri ka theksuar se qeveria qendrore u angazhua gjithashtu qe me buxhetin e saj te shmangte te gjitha pasojat e buxheteve te qeverive vendore.

Ai rikonfirmoi planin e kabinetit te tij qe vitin e ardhshem te beje rritjen me te madhe te rrogave dhe pesnioneve te administrates shteterore.

“Ne kohen me te veshtire ne parashikojme per vitin qe vjen rritjen me te madhe te rrogave dhe pensioneve te punonjesve te administrates publike. Me kete reforme mori nje goditje te rende fenomeni i korrupsionit, qe duhet te luftohet me vendosmeri dhe seriozitetin me te madh. Ligji qe ju keni miratuar eshte nje vegel e fuqishme per institucionet e zbatimit te ligjit ne kete vend. Keni miratuar edhe nje sere ligjesh qe kane afruar me shume se kurre Shqiperine me BE-ne”, ka perfunduar Berisha deklaraten e tij para deputeteve.

Top Channel