Berisha, ftese Tadic te vizitoje Shqiperine

23/12/2009 19:55

Qeveria shqiptare po punon qe se shpejti te vije per vizite zyrtare ne Shqiperi presidenti i Serbise, Boris Tadic.

Lajmi eshte bere i ditur nga kryeministri Sali Berisha gjate nje takimi me perfaqesues politike te komunitetit serb ne Kosove, te cilet jane ne Tirane me ftese te qeverise shqiptare.

Sipas kryeministrit Berisha, ne takimet e tij ne aktivitetet nderkombetare, presidenti Tadic e ka mirepritur nje vizite ne Shqiperi, qe do ta bente ate jo vetem viziten e pare te nje presidenti serb ne Shqiperi, por edhe nje shans per bashkepunimin mes shqiptareve dhe serbeve ne Kosove.

Per te treguar gatishmerine ne dhenien e nje kontributi te tille, qeveria shqiptare do t’i dhuroje 400 mije euro komunes se Gracanices ne Kosove, ku shumica e banoreve jane serbe dhe ne zgjedhjet e fundit lokale shenuan numrin me te madh te pjesemarrjes ne te gjithe Kosoven.

Top Channel