Rama padit Berishen per “sulmin” nga parlamenti

22/12/2009 19:30

Te marten rreth ores 15:00, avokatet e Partise Socialiste, Arjan Salati dhe Eno Bushi dorezuan ne Prokurorine e Pergjithshme kallezimin penal te kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama ndaj kryeministrit Sali Berisha.

Ne objektin e ketij kallezimi kerkohet regjistrimi i procedimit penal dhe fillimi i hetimeve ndaj kryeministrit, per kryerjen ne dem te kryetarit te Partise Socialiste te veprave penale te, “shpifjes dhe te fyerjes per shkak te detyres, te kryera boterisht, ashtu sic parashikohen nga Kodi Penal”. Po ashtu Edi Rama kerkon te legjitimohet si padites civil ne procesin penal ndaj kryeministrit Berisha, me qellim shperblimin e demit te shkaktuar.

Sipas kerkeses qe i eshte adresuar direkt Prokurores se Pergjithshme, veprat penale jane konsumuar nga kryeministri ne Kuvendin e Shqiperise gjate fjales se mbajtur ne seance plenare dhe ne konferencen per shtyp disa dite me pas. Ne keto dy raste kryeministri leshoi akuza te forta ndaj kreut te socialisteve per aspekte te jetes se tij private, por edhe akuza se drejton te ashtuquajturen mafia te kryeqytetit.

Ne lidhje me akuzat per jeten private, Edi Rama ne kallezimin e tij penal, pohon: “Pohoj me bindje e pergjegjesi te plote para ligjit e shoqerise permbajtjen shpifese te ketyre frazave qe nuk kane absolutisht asgje te vertete”. Me poshte, nje mohim tjeter kategorik, jep qartas tere tonin qe karakterizon kete kallezim penal: “Nuk gjej fjale per te shprehur indinjaten time per ultesine e pashoqe ku ka zbritur i kallezuari qe artikulon te tilla perversitete, por theksoj, gjithnje me pergjegjesi te plote ligjore e morale, karakterin shpifes kriminal te ketyre sajesave fund e krye, te cilat nuk eshte hera e pare qe deputeti Sali Berisha i kumton publikisht dhe per te cilat kerkoj hetimin e gjykimin deri ne fund nga ana e drejtesise”.

Sipas kallezimit, theniet e kryeministrit jo vetem jane te paverteta, por nuk kane as karakter te pergjithshem. Jane thenie me permbajtje konkrete, qe sipas zotit Rama, prekin padrejtesisht dhe qellimisht aspekte te jetes se tij private dhe publike. Ne kallezimin e tij, Rama pranon se ka nje beteje me zotin Berisha, por, sipas tij, kjo beteje kryhet per çeshtje teresisht publike dhe me interes te gjere shoqeror. “Ndaj argumenton edhe sulmet e kryeministrit duhet te cilesohen si te konsumuara per shkak te detyres”, shton Rama. Pas nje verifikimi paraprak, Prokuroria e Pergjithshme do te shprehet nese e pranon apo jo kallezimin. Nese e pranon dhe e rregjistron ate, atehere Prokuroria e Pergjithshme do te kerkoje heqjen e imunitetit te deputetit-kryeminister. Duke e cuar betejen politike ne kete drejtim, Edi Rama synon te fitoje pike ne rrafshin moral dhe vetjak. Ne rast se jo te tere ndajne bindjet dhe betejen e tij politike, per te ardhmen e tij publike Edi Rames i lipset te binde opinion publik, se kryeministri te pakten kesaj here, ka shpifur.

Top Channel