Presidenti feston me te moshuarit

22/12/2009 14:30

Presidenti Bamir Topi me bashkeshorten zonjen e pare Teuta Topi kane vizituar shtepine e te moshuarve ne qytetin e Kavajes me rastin e festave te fundvitit.

Kjo shtepi e mbeshtetur edhe nga donatoret strehon disa dhjetra te moshuar.Presidenti, i cili shoqerohej edhe nga drejtuesit e pushtetit lokal beri thirrje per me shume mbeshtetje per moshen e trete dhe aq me shume per te moshuarit qe jetojne ne qendra te tilla.

Ai vuri ne dukje punen e bere nga shteti deri me tani. Ne nje takim te ngjashem ne qytetin e Durresit, presidenti ka vizituar qendren e trajtimit te femijeve me aftesi te kufizuar ne qytetin e Durresit, femijet te cilet kane organizuar edhe nje program festiv.

Top Channel