Pete Doherty nuk arrin te gjeje paqe pasi sapo del nga nje telash ai hyn ne nje tjeter.
Ish i fejuari i Kate Moss, pak momente pasi doli nga gjykata diten e hene, eshte arrestuar dhe akuzuar per perdorim heroine. Me pas muzikanti eshte leshuar pasi ka lene nje garanci pasurore, por ne muajin janar duhet te paraqitet ne Gjykaten e Gloucesterit, ne perendim te Anglise.
Lideri i Babyshambles i shpetoi nje denimi te mundshem per drejtim te makines ne gjendje te dehur, por nuk eshte e thene qe policia ta mbylle njerin sy per abuzim me lendet narkotike. Doherty i ka ngrohur dy here hekurat e burgut, ndersa ne muajin qershor u arrestua ne aeroportin e Gjeneves pasi kishte injektuar heroine ne nje avion te ardhur nga Londra.
Top Channel