Me tematike vendlindjen e tij Dhermiun, eshte paraqitur piktori i njohur Jorgo Gjikopulli ne ekspoziten vetjake me titull “Fajeo ne Karava”.
Jane 38 kuadro, qe tregojne natyren e bregdetit, duke nisur nga deti e malet, per te kaluar ne rrefime me intime te realitetit te ketyre vendeve, si portrete njerezish e ambjentet ku jetojne.
Ekspozita eshte e ndare ne dy pjese: njera i perket retrospektives, kurse tjetra punimeve te tre viteve te fundit.
Jorgo Gjikopulli ka qene profesor ne Akademine e Arteve.
Ai ka celur nder vite nje sere ekspozitash edhe jashte kufijve te Shqiperise, si Kosove, Itali, Greqi, Algjeri e France.
Kjo eshte e dyta me tematike Dhermiun dhe do te qendroje e hapur prane Galerise se Akademise se Arteve deri me date 25 dhjetor.
Top Channel