Vaksina A/H1N1, Ylli: Kujdes alergjiket!

21/12/2009 15:00

Personat qe kane alergji nga veza nuk do te aplikojne vaksinen kunder virusit AH1N1.

Drejtori i Institutit te Shendetit Publik, Alban Ylli deklaron se do te tregohet kujdes me personat qe jane percaktuar per ta  kryer kete vaksine pasi efektet anesore te momentit jane te paevitueshme. Megjithate eshte ne deshiren e secilit nese do ta injektoje kete vaksine.

Vaksina eshte 0.5 miligrameshe dhe organizmi i pacientit qe e injekton ate fiton imunitet brenda 8 diteve. Sipas Yllit te gjitha qendrat shendetesore ku do te aplikohet kjo vaksine do te jene te pajisura edhe me antidote te ndryshem per alergjite qe ajo mund te shkaktoje.

Gjate dites se hene ato jane furnizuar me vaksinen nderkohe diten e marte nis injektimi tek pacientet e pare qe do te duan ta bejne ate.

Top Channel