Rama: Kryeministri pinok te hape kutite

21/12/2009 18:15

E ka hapur me nje deklarate ironike fjalimin e tij kreu i PS, Edi Rama, ne kuader te protestes qe Partia Socialiste po zhvillon ne keto caste ne Tirane.

“Berisha nuk eshte stalinisti i fundit. Stalinisti i fundit eshte Jozefina Topalli, Berisha eshte Stalini i fundit”, ka deklaruar Rama, i cili me tej e ka vene theksin tek kriza ekonomike, e cila sipas tij po rendon cdo dite mbi shqiptaret.

“Tirana pret Krishtlindjet dhe Vitin e Ri ne nje krize ekonomike qe fryhet perdite mbi banoret e kryeqytetit dhe gjithe Shqiperise. Ne sot protestojme sepse Tirana dhe gjithe Shqiperia nuk mund te festoje”, ka pohuar Rama.

Shefi i socialisteve ka akuzuar shefin e qeverise se po mashtron te perndjekurit politike, te cilet jane hedhur ne greve, duke injoruar plotesisht kerkesat e tyre.

“Kemi te perndjekurit politike qe prej 19 vjetesh presin ndihme, por ky shtet nuk ka veshe per ta dhe as zemer per te qare me ta problemet e tyre”, eshte shprehur Rama, sipas te cilit qeveria Berisha di te perdore vetem gjuhen e urrejtjes ndaj opozites.

“Kjo qeveri ka vetem urrejtjen ndaj opozites dhe flet ashtu sic fliste dje diktatura. Ai akuzon opoziten per lidhje me mafian. I them kryeministrit nga ky shesh, komunisti i fundit qe drejton qeverine ne kontinentin evropian, eja Berisha takoi te perndjekurit te shkretetuar nga tallja e partise tende te dyte. Nxirri nga kjo greve e deshperuar urie nese te ka mbetur ndonje fije njerzilleku”, ka nenvizuar Rama.

Ai ka bere pergjegjese qeverine per mos liberalizimin e vizave per shqiptaret, si dhe ka perseritur apelin drejtuar kryeministrit “pinok”, hap kutite ose largohu.

“Shqiptaret kane mbetur te fundit ne Evrope qe nuk dalin dot pa vize. Te fundit kemi qene gjithmone qe kur u zgjua nga gjumi Iliri i Saliut. Si ka mundesi qe mbetem te fundit edhe 20 vjet pas shembjes se mureve me tela me gjemba? Ne i themi kryeministrit pinok, hap kutite ose largohu more genjeshtar i madh! Sepse ne ato kuti fshihet krimi elektoral”, ka shtuar Rama.

Top Channel