PS, proteste para kuvendit

21/12/2009 15:15

Pasdite Partia Socialiste ka lajmeruar nje proteste perpara Kuvendit te Shqiperise. Kreu i Partise Socialiste te Tiranes Besnik Baraj apeloi qytetaret per pjesemarrje per te protestuar jo vetem per voten por edhe per shtrenjtimin e energjise e krizen ekonomike.

“Bashkohuni me ne sot ne ora 17:00, per te protestuar per mungesen e lirise, per dhunen ndaj gazetareve, per lirine e votes dhe transparencen ne votime.Le te protestojme kunder uzurpimit te shtetit nga nje familje e vetme. Le te protestojme kunder dhunes verbale e vulgaritetit te Berishes dhe kompanise se tij. Le t’i themi mjaft genjeshtrave Berishiane. Sot eshte koha kur shqiptaret duan veprim dhe zhvillim te ngjashem me vendet fqinje qe edhe pse ata e nisen rrugen e integrimit prapa nesh, sot jane hapa perpara. Le te bashkohemi sot ne ora 17:00, perpara salles se Parlamentit, per t’i thene Berishes hap kutite ose ik!”, u shpreh Baraj.

Top Channel