Ka perfunduar faza e pare e perzgjedhjes se personazhit te vitit, organizuar nga TCH, ne faqen zyrtare te tij.

Ne fazen e propozimeve nga publiku, jane perzgjedhur 10 emrat me te votuar, te cilave tashme ne garen finale u shtohen edhe 10 propozimet e departamentit te lajmeve te TCH.

Publiku ka sugjeruar personazhe qe lidhen pergjithesisht me politiken, nderkohe qe propozimet e Top Channel jane fokusuar ne fusha te ndryshme.

“Dhjete emrave me te votuar nga publiku u jane hequr per arsye transparence kater emra nga stafi i Top Channel dhe lista eshte plotesuar me kater emrat vijues ne liste. Personazhet e sugjeruara nga Top Channel jane emra qe ndoshta nuk jane shume te njohur per publikun, por qe kane dhene kontributin e tyre ne fusha te ndryshme te jetes qe variojne nga socialja, mjedisi, mjekesia, feja, letersia, informatika, financa, muzika apo sporti”, eshte shprehur webmasteri i Top Channel, Igli Gjelishti.

Sondazhi mbyllet ne date 30 dhjetor, ndersa rezultati do te shpallet me date 31 te po ketij muaji, ne edicionin qendror te lajmeve.

Top Channel