Permbytje ne Elbasan, ujerat rrezikojne urat

21/12/2009 13:05

Vershimi i ujerave ka shkaktuar deme te konsiderueshme edhe ne qarkun e Elbasanit. Ne nje rast eshte rrezikuar edhe jeta e nje personi mjeti i te cilit ra ne uje ne nje ure qe lidh fshatin Polis Vale me Elbasanin.

Kjo pasarele eshte jetike per 1 mije banore te zones por vershimi i ujerave e demtoi ate dhe vete banoret dhe komuna u angazhuan per te penguar shkaterrimin e plote.

Ujerat kane permbytur edhe siperfaqe te tera toke bujqesore duke shkaktuar deme.

Kompania qe ndertoi kete pasarele ka lene pa ndertuar pritat e nevojshme per pengimin e ujerave. Gjithashtu lumi Devoll ka kaluar digat mbrojtese prane hidrocentralit te Banjes, duke permbytur fushat ne fshatrat Banje dhe Gostime si dhe rrugen Cerrik- Gramsh.

Top Channel