Meta: Opozita te bashkepunoje

21/12/2009 19:55

Megjithese gjysmen e pare te 2009-es ishte ne opozite, per zevendeskryeministrin dhe ministrin e Jashtem Ilir Meta, bilanci diplomatik i vendit nuk mund te perkufizohet ndryshe vecse si viti i arritjeve te medha per shqiptaret.

Duke vecuar anetaresimin e Shqiperise ne NATO dhe marrjen e pyetesorit per statusin e vendit kanididat, zoti Meta shprehu sigurine se 2010-a do te jete viti i liberalizimit te vizave.

Kritik me qendrimin e opozites per kete ceshtje, zoti Meta i kerkoi opozites t’i bashkohet perpjekjeve te qeverise, megjithese tani gjithcka eshte ne fazen e fundit dhe priten verifikimet nga Brukseli.

“Pothuajse te gjitha standartet dhe kerkesat e udherrefyesit per liberalizimin e vizave jane realizuar dhe une mendoj se opozita, ne vend qe te derdhe lote krokodili, te bashkohet ne menyre qe ky proces te zhvillohet me tone me te qeta”, ka pohuar Meta.

Me tone te qeta, numri dy i qeverise tha se mazhoranca eshte e gatshme per dialog me opoziten ne Parlament dhe per permbushjen e cdo kerkese legjitime te saj, duke pritur qe opozita te heqe dore nga bojkoti, qe shkon kunder interesave te vendit dhe nga ajo qe zoti Meta e cilesoi si politike e rruges.

“Nuk ka krize ne vend, ne vend ka nje problem te madh me PS-en qe ka dale nga binaret e demokracise. Megjithate, ne shpresojme qe te reflektoje”, ka nenvizuar Meta.

Por a do te jete 2010 viti i hyrjes se opozites ne Parlament? Per kete zoti Meta nuk ka nje pergjigje, por i keshilloi Partise Socialiste nje model.

“I uroj qe te ndjekin shembullin e zotit Dule, qe ben nje opozite konstruktive dhe kundershtimet i shpreh ne Parlament”, ka shtuar Meta.

Top Channel