Kine, hapet i pari lokal per homoseksualet

21/12/2009 14:40

Perendimi po e prek Kinen dalengadale nepermjet nje revolucioni kulturor qe mund te zgjase per dekada te tera, por risia me e fundit eshte hapja e te parit klub vetem per homoseksuale.

Behet fjale per qytezen Dali, nje lokalitet turistik ne Yunan. Ne inaugurim moren pjese rreth 70 persona, pjesa me e madhe e te cileve gay. Mes tyre kishte edhe vullnetare te ardhur nga krahina te ndryshme te Kines.

Pronari i barit Zhang Jianbo tha se mes te tjerash, lokali do perdoret edhe per te njohur njerezit me rerziqet qe u kanosen nga HIV/AIDS.

Top Channel