Aushvic, gjendet mbishkrimi historik

21/12/2009 08:30

Tabela e vjedhur e kampit te Aushvicit qe tashme eshte kthyer ne muze, gjendet nga policia.

Mbishkrimi historik “Arbeit macht frei” (Puna te ben njeri te lire), e ndertuar nga vete ish te burgosurit, ishte vjedhur pak dite me pare. 5 persona te grupmoshes 20-39 vjec jane prangosur nga policia e Krakovit.

Motivet e vjedhjes nuk dihen ende por pista kryesore eshte ajo e neonazisteve. Vjedhja e ketij mbishkrimi para pak ditesh beri buje te madhe, madje ngjalli edhe reagimin diplomatik te Izraelit qe shprehu bindjen per gjetjen e autoreve.

Top Channel