Vullkani nenujor filmohet gjate shperthimit

19/12/2009 03:15

Shkencetaret amerikane kane qene deshmitare te shperthimit te vullkanit West Mata ne thellesine pre 1.2 kilometra nen ujerat e Oqeanit Paqesor duke filmuar re tymi sulfurike dhe llave.

Pjese nga shperthimi i kraterit te vullkanit nen nje thellesi prej 1.2 kilometrash jane filmuar me ane te nje pajisjeje robot te perdorur prej shkencetareve amerikane.

“Duke qene nen trysnine e ujit, vrulli i shperthimit te vullkanit ka qene thuajse minimal duke na dhene mundesine te filmojme mjaft prane me ane te robotit tone pamje qe asnjehere nuk mund t’i marresh prej shperthimit te nje vullkani ne siperfaqen tokesore”, shprehet Bob Embley, anetar i grupit shkencor.

Shkencetare te ndryshem jane perpjekur prej me shume se 25 vjetesh te studiojne nje shperthim vullkanik nga afer, dhe e vetmja menyre per t’ia arritur qellimit, sic shprehen ata, ishte nen uje.

Vullkani West Mata ndodhet nen ujerat e Oqeanit Paqesor, prani ishujve Samoa dhe ben pjese ne te ashtuquajturen brez gjeografik, “Unaza e Zjarrte”.

FOTO GALERI
1/5
Shperthimi i West Mata-s

Top Channel