Kumbaro fiton betejen ndaj drejtesise

19/12/2009 12:10

Ilir Kumbaro fiton betejen me drejtesine shqiptare per mos t’u ekstraduar nga Britania e Madhe duke perdorur vendimin e Gjykates se Larte shqiptare dhene me dy dhjetor 2009.

Avokatet e zotit Kumbaro i kane kerkuar Gjykates se Apelit pushimin e ceshtjes se ekstradimit pasi Gjykata e Larte ne Tirane me vendimin e saj ka rrezuar mases e arrestit kerkuar nga prokuroria.

Ata i kane argumentuar dy gjykatesve britanike ate qe thuhet ne vendimin e Gjykates se Larte shqiptare.

Nje sere teknikalitetesh ligjore rreth akuzave te ngritura dhe rrezimit te mases se arrestit per Ilir Kumbaron i jane paraqitur gjykates britanike te Apelit Royal Court of Justice.

Te gjitha keto argumente kane sherbyer per t’i treguar gjykatesve se kerkesa e ekstradimit sebashku me vendimin e dhene nga gjykata e ekstradimeve ne favor te shtetit shqiptar duhet te rrezohen.

Pasi kane degjuar argumentat e paraqitura nga avokatet e zotit Kumbaro dy gjykatesit britanik kane  rrezuar kerkesen e shtetit shqiptare per ta ekstraduar ish oficerin e sherbimit sekret shqiptare, per mosperputhje me seksionin ¼ dh 1/8  te aktit britanik per ekstradimet.

Zoti Kumbaro ka rifituar lirine por burime policore nga Scotland Yard shprehen per mundesine e venies se Ilir Kumbaros nen akuze per perdorimin e nje pasaporte te falsifikuar me emrin Shaqa Shatri.

Eshte ende e paqarte nese perfaqesuesja e shtetit shqiptar ne kete proces ekstradimi do t’i kerkoje gjykates se ekstradimeve shqyrtimin e kerkeses per ta arrestuar perseri Ilir Kumbaron.

Disa dite me pare ne Departamentin e Ekstradimeve ne Home Office ka mberritur nje kerkese e prokurorise shqiptare bazuar ne vendim e Gjykates se Krimeve te Renda ku kerkohet nje mase e re arresti me burg per Ilir Kumbaron.

 

 

 

Top Channel