Kriza, ne rrezik pensionet e minoritareve

19/12/2009 09:15

Pensionet e minoritareve, si dhe emigrantet shqiptare qe punojne ne Greqi, jane dy kanalet kryesore te transferimit te mundshem te krizes greke ne ekonomine shqiptare, sipas vleresimeve te disa eksperteve te intervistuar nga “Shqip”.

“Une shtroj pyetjen nese Greqia do te vijoje te mbaje angazhimin e vet per t’u dhene pensione te moshuarve ne zonen e Jugut”, thote ish-guvernatori i Bankes se Shqiperise, Shkelqim Cani.

“Shkurtimi i shpenzimeve buxhetore nga qeveria greke se pari do te preke te pakten disa dhjetera mijera qytetare shqiptare, te cilet per arsye te pastra ekonomike kane pranuar te regjistrojne nje origjine te re etnike, ne menyre qe te marrin nga Banka Bujqesore Greke nje pension, i cili varion mes 250 – 480 euro ne muaj. Keshtu, qeveria greke do te kursente menjehere disa dhjetera milione euro ne muaj vetem nga skema suplementare e pensioneve”, – thote Alban Bala, i cili ka kryer nje studim mbi gjendjen ekonomike dhe shoqerore ne zonen e Jugut.

Top Channel