BGSHD, partia e re e minoritetit drejt ligjerimit

19/12/2009 08:40

Krijimi i nje tjeter partie qe synon te perfaqesoje ne menyre me  direkte interesat e pakices kombetare greke, nuk eshte me  nje ide.

Ajo eshte sendertuar ne nje statut te ri, qe ka marre miratimin e grupit organizativ ne nje takim te zhvilluar gjate dites se djeshme ne Sarande.

Nje prej anetareve me aktive te komisionit nismetar, Ziso Lluci, ish-deputet dhe aktualisht kryetar i Komunes se Finiqit ne rrethin e Delvines, tha se eshte vetem pune ditesh ligjerimi ne gjykate i forces se re politike te minoritareve.

Me sa kuptohet ajo eshte projektuar dhe do te krijohet mbi baze te paster etnike, pasi edhe emertimi i saj, qe eshte tashme jo sekret, e shpreh kete.

Sipas nismetareve, ajo do te quhet Bashkimi i Grekeve te Shqiperise per Demokraci. Lluci thote se te gjitha hapat, deri tek ai qe do ta legalizoje forcen e re ne spektrin politik, kane ardhur pasi jane bere te gjitha perpjekjet qe minoriteti te vazhdonte te perfaqesohej nga PBDNJ-ja, por duke u reformuar dhe duke hequr dore nga “privatizimi” qe i ka bere asaj Vangjel Dule dhe nje grup i vogel njerezish rreth tij.

E gjitha kjo perkon ne kohe me mbajtjen sot, me 19 dhjetor, te kongresit te jashtezakonshem te PBDNJ-se ne Tirane, qe nuk dihet se perse eshte cilesuar i tille.

Top Channel