Aneta Rama padit Berishen

19/12/2009 15:35

Kryeministri i vendit Sali Berisha eshte paditur ne Gjykaten e Larte per shpifje te kryer publikisht ne dem te zonjes Aneta Rames, nena e kryesocialistit Edi Rama. (UPDATE)

Zonja Aneta Rama ka depozituar permes avokateve te saj nje padi ne Gjykaten e Larte, duke kerkuar procedimin e kryeministrit dhe demshperblimin ndaj cenimit te dinjitetit te saj.

“I akuzuari prej meje Sali Berisha shpif edhe kur përhap thënie të pavërteta sikur im bir, Edi Rama, më paska dëbuar, duke më nxjerrë nga shtëpia në rrugë me rrobat e gjumit. Ky fakt është i pavërtetë dhe me përmbajtje shpifëse që synon të zhvleftësojë para opinionit publik personalitetin tim të krijuar një jetë të tërë me punë të ndershme e marrëdhënie gjithnjë korrekte me shoqërinë. Thëniet e mësipërme të kumtuara prej Sali Berishës nga tribuna e Kuvendit të Shqipërisë janë të krijuara prej të akuzuarit për qëllimet e tij. Këto “fakte” janë tërësisht të pavërteta, nuk i përgjigjen asgjëkundi realitetit”, thuhet ne padi.

Po ashtu me tej shkruhet: “Qëllimi kriminal i Sali Berishës shkon në drejtimin e paracaktuar nga mendësia e tij për të diskredituar publikisht jo vetëm kundërshtarin e tij politik, por edhe njerëzit e afërt të familjes. Për këto arsye, Sali Berisha duhet të gjykohet, sepse ka konsumuar ndaj meje veprën penale të shpifjes, të kryer botërisht, faqe deputetëve të Kuvendit dhe përfaqësuesve të mjeteve të informimit publik”.

Per kryeminisrin e vendit kjo eshte padia e dyte qe regjsitrohet ne Gjykaten e Larte, pas asaj ku shorti me gogla caktoi nje kolegj i cili do shqyrtoje kerkesen e biznesmenti Artan Dulaku qe akuzon Sali Berishen per shpifje dhe dem ndaj biznesit te tij.

Top Channel