SHBA, ADN-ja e shfajeson pas 35 vjetesh burg

18/12/2009 12:00

Nje shtetas amerikan eshte bere i burgosuri me i vjeter qe lirohet pasi testi i ADN-se provoi se ai ishte i pafajshem per krimin per te cilin akuzohej.

James Bain kaloi 35 vjet ne burg pasi u shpall fajtor per rrembimin dhe dhunimin e nje djali 9 vjecar ne vitin 1974.

Gjate momenteve te lirimit nga burgu i Florides ai tha per mediat se nuk ishte i inatosur dhe se besimi ne vetevete e kishte ndihmuar.

Ne seancen e fundit gjyqesore, kur degjoi deklaraten e lirimit, Bain mbante nje bluze ne te cilen shkruhej “nuk jam fajtor”.

54 vjecari, i cili u denua ne moshen 19 vjecare, tha per mediat se ndihej shume i emocionuar dhe jashtezakonisht i gezuar.

Top Channel