Kriza e OSSH, Ekspertet: Privatizimi politik, jo teknik

18/12/2009 15:35

Perplasjet e forta mes pronareve ceke te OSSH dhe autoriteteve vendimmarrese shqiptare konsiderohen nga ekspertet si te pritshme dhe pasoje e nje privatizimi, i cili me shume se sa nje proces shitjeje, i bazuar ne rregulla te mirepercaktuara, u trajtua si nje proces politik.

“Qeveria shqiptare beri koncensione me kosto politike edhe ne rastin e rritjes se cmimit te energjise elektrike, kosto te paravendosura nga CEZ. Vecse nje vendim politik mund te merret keshtu, ne kushtet e nje realiteti komercial nuk ndodh “, thote eksperti i energjise, Gjergj Simaku.

Disiplinimi financiar i sektorit te energjise mbetet ndoshta nje nga problemet me te mprehta te ekonomise. Pas 20 vitesh deshtime dhe keqmenaxhimi, qe bejne pergjegjese qeveri te djathta dhe te majta, tashme pikepyetjet bien edhe mbi administratorin private.

“I ndodhur, besoj,  ne nje situate ku nuk mund te arketoje dot, i ndodhur ne kushtet pas nje viti elektoral, i ndodhur ne kushte politike te disfavorshme CEZ nuk eshte ne gjendje te perballoje kete situate dhe kercenon”, tha Simaku.

Ne nje deklarate zyrtare te leshuar nje dite me pare, pronaret ceke te OSSH akuzojne se enti nuk iu permbajt marreveshjes qe ata kane me qeverine shqiptare dhe kercenojne se do te ndjekin te gjitha hapesirat qe i garanton marreveshja e blerjes se OSSH.

Pikerisht ne ate kontrate ekziston edhe nje klauzole e cila i lejon kompanise CEZ edhe te terhiqet nga OSSH, nese ka provuar me pare se autoritetet shqiptare nuk i jane permbajtur kushteve te paracaktuara.

“Shqiperia ka nje historik te privatizimeve, ka patur tre sisteme pilot qe deshtuan dhe nuk do te deshiroja qe CEZ te kercenoje ende, po qeveria duhet te beje maksimumin per te ndihmuar ne nje proces shume te veshtire”, shtoi me tej Simaku.

Edhe pse ky veprim ekstrem mbetet vetem nje mundesi teorike dhe me pak gjasa te ndodhe, ekspertet thone se mund te perdoret ndaj qeverise dhe entit si presion sa here qe kerkohen koncesione, cka sipas tyre mund te zgjase ngercin e sektorit energjetik ne Shqiperi.  

Top Channel