Gripi i derrit, “lufte” me 5 raste te reja

18/12/2009 09:20

Virusi AH1N1 e ka ulur fluksin e shperhapjes ne vend, edhe pse mostrat e marra nuk jane te shumta nder te prekurit e formave te lehta.

Pas konfirmimit te rastit te gjashte me AH1N1, nje vdekje e dyfishte e vajzes shtatzene dhe femijes se saj, autoritetet shendetesore kane konfirmuar dje se ne vendin tone jane edhe pese raste te tjera te renda, ne gjendje stacionare.

Dy prej tyre po trajtohen ne spitalin universitar te semundjeve te mushkerive “Shefqet Ndroqi” dhe tre te tjere po mbahen nen kontroll ne qendren spitalore universitare “Nene Tereza”, ne sherbimin e infektivit.

“Kemi nje ulje te fluksit te te prekurve nga gripi i derrit, deri dje Instituti i Shendetit Publik ka konfirmuar plot 330 raste te prekura nga gripi i derrit AH1N1”, sqaroi drejtori i Politikave ne Ministrine e Shendetesise, Pellumb Pipero.

Sipas tij, gjendja eshte nen kontroll, pavaresisht se po te merreshin mostra te tjera, ne rastet e formave te lehta te gripit numri i te prekurve do te ishte 4-5 fish me i larte.

Top Channel