
12 nga 23 futbollistet e kombetares se Eritreas kane “humbur” ne Kenia pas mbarimit te turneu miqesor te kombetareve rajonale, “CECAF Cup”.
Lajmi njoftohet nga policia keniane pas njoftimit te marre prej trajnerit te kombetares e Eritreas se ne ekipin e tij kombetar 12 futbolliste nuk kishin udhetuar per ne atdhe.
“Futbollistet u pane per here te fundit te shtunen ne fund te turneut dhe kerkuan nje eskorte policore per ne hotelin ku ishin akomoduar. Gjate qendrimit ne hotel paten nje orar te lire dhe ne mendojme se gjate ketij orari braktisen hotelin e tyre. Duke qene se ne i shoqeruam per nje periudhe te madhe kohore gjate turneut, nuk eshte se ata jane njerez te panjohur per ne. Keshtu qe mendojme se shume shpejt do te biem ne gjurmet e tyre”, u shpreh nje zyrtar i larte i policise keniane.
Autoritetet mendojne se 12 futbollistet kane braktisur pjesen tjeter te skuadres per te qendruar ne Kenia si emigrante. Por vetem njeri prej tyre ka leje qendrimi te perhershme ndersa 11 te tjereve u ka mbaruar afati i qendrimit.
“Per turneun tjeter “CECAFA Cup”, kemi vendosur qe kombetaren e Eritreas ta shoqerojme gjate gjithe turneut ne menyre qe situata te tilla te pakendeshme te mos ndodhin me”, thuhet ne deklaraten e metejshme te autoriteteve keniane.
Nderkohe qe ne nje interviste per BBC-ne Ministri i Jashtem eritreas ka siguruar se ne rast te riatdhesimit te lojtareve, ndaj tyre nuk do te merret asnje mase ndeshkuese dhe do te priten “mire”.
Top Channel