Deshmite: Gerdeci fikej me kova

18/12/2009 15:25

Deshmitaret e thirrur nga prokuroria ne seancen e radhes te procesit gjyqesor ne ngarkim te 28 te pandehurve per ceshtjen e Gerdecit kane qene ish-punetore te punishtes se demontimit te armeve.

Midis tyre edhe nje djale 16-vjecar dhe e ema e tij, qe pranuan se kishin kerkuar pune tek administratori i fabrikes, Dritan Minxholli dhe ai i kishte pranuar.

Vete Minxholli pranoi se i kishte marre ne pune edhe 16-vjecare per shkak te gjendjes se varfer ekonomike qe kishin. Por ajo qe u evidentua nga deshmitaret dhe qe ishte akuza me e rende ndaj drejtuesve te kantierit, ishte mungesa skandaloze e kushteve te sigurise ne pune.

Edhe pse punoje me predha e barut, nuk kishte asnje mase mbrojtjese kunder zjarrit. Punetoret pranuan edhe se, te pakten nje here kishte rene zjarr ne punishte dhe punetoret kishin perdorur kova me uje dhe mjete te tjera rrethanore per ta fikur.

Ndersa persa i perket karroces e cila solli dhe shperthimin sipas prokurorise, punetoret thane se ajo u saldua ne nje shtepi banimi ne afersi te punishtes, rreth 30 metra larg, dhe se kur u rikthye per t’u ngarkuar me barut ishte ende e nxehte dhe sipas tyre solli dhe shperthimin.

Punetoret deshmuan me radhe se te gjitha karrocat e ngarkimit qofte per fisheket, qofte e barutit, qe shkaterroheshin saldoheshin ne nje shtepi perdhese prane punishtes nga shtetasi Qemal Deliu, i cili humbi jeten gjate shperthimit.

Top Channel