Cavez: SHBA dhe Holanda, sulm Venezueles

18/12/2009 00:35

Presidenti venezuelian, Hugo Cavez ne vazhden e deklaratave kunder Uashingtonit akuzon kete te fundit se se bashku me Holanden eshte duke pergatitur nje sulm ushtarak kunder vendit te tij.

Deklarate e liderit te Karakasit ka ardhur gjate nje takimi ne Kopenhagen me eksponente majtiste te levizjes sociale ne Danimarke e transmetuar direkt prej televizionit shteteror venezuelian.

“Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe Holanda po pergatitin nje sulm ushtarak kunder Venezueles. SHBA ka dislokuar luftanije, avione spiune dhe njeres te sherbimeve sekrete ne ishujt, Aruba, Korazao dhe Bonair me qellimin per te pergatitur terrenin  per nje agresion te mundshem kunder nesh e me pas Bolivise”, ka deklaruar Cavez gjate fjales se tij.

Top Channel