Buxheti, ne nentor u thellua kriza

18/12/2009 09:15

Ne maj te ketij viti, ekspertet e qeverise shqiptare supozonin se nese Shqiperia do te kishte nje rritje ekonomike prej 0 per qind, atehere te ardhurat ne buxhetin e shtetit ne fund te ketij viti mund te uleshin me 25 miliarde leke ne krahasim me planin.

Dje, bilanci fiskal per periudhen janar-nentor te ketij viti, nxori ne pah nje mosrealizim ne te ardhura prej me shume se 30 miliarde lekesh ne krahasim me planin e fillimit te vitit, shifer kjo edhe me e keqe nga parashikimi me i keq i marre parasysh nga qeveria.

Te ardhurat gjate muajit nentor qene jashtezakonisht negative, pasi rezultuan 17 per qind me te uleta se sa te ardhurat e realizuara ne nentorin e vitit 2008.

Per 11-mujorin e ketij viti, qeveria arketoi 268.2 miliarde leke (rreth 2 miliarde euro), me nje rritje minimale prej vetem 2.2 per qind, kundrejt te njejtes periudhe te nje viti me pare.

Shpenzimet jane ngadalesuar ndjeshem gjate muajve te fundit. Ne fund te nentorit, ato qene 332.7 miliarde leke (rreth 2.5 miliarde euro), shifer kjo 17 per qind me e larte se nje vit me pare.

Deficiti i buxhetit te shtetit u rrit ne 65 miliarde leke (rreth gjysme miliardi euro). Ky eshte deficiti me i larte i realizuar ndonjehere ne Shqiperi.

Per financimin e tij, qeveria ka perdorur te gjitha te ardhurat nga privatizimet e disa ndermarrjeve te rendesishme publike, si dhe ka terhequr borxhe te konsiderueshme si ne tregun e brendshem, ashtu edhe ne tregun nderkombetar.

Top Channel