Britani, apeli liron Ilir Kumbaron

18/12/2009 19:15

Ilir Kumbaro fiton betejen me drejtesine shqiptare per te mos u ekstraduar nga Britania e Madhe, duke perdorur vendimin e Gjykates se Larte Shqiptare, dhene me 2 dhjetor 2009.

Avokatet e Kumbaros, ne seancen e sotme gjyqesore i kane kerkuar Gjykates se Apelit, pushimin e ceshtjes se ekstradimit pasi Gjykata e Larte ne Tirane, me vendimin e saj ka rrezuar masen e arrestit te kerkuar nga prokuroria. Ata i kane argumentuar dy gjykatesve britanike ate qe thuhet ne vendimin e Gjykates se Larte.

Disa teknikalitete ligjore rreth akuzave te ngritura dhe rrezimit te mases se arrestit per Ilir Kumbaron, i jane paraqitur Gjykates Britanike te Apelit, Royal Court of Justice. Te gjitha keto argumente kane sherbyer per t’i treguar gjykatesve se kerkesa e ekstradimit, sebashku me vendimin e dhene nga gjykata e ekstradimeve ne favor te shtetit shqiptar, duhet te rrezohen.

Pasi kane degjuar argumentat e paraqitura nga avokatet e Kumbaros, dy gjykatesit britanike kane rrezuar kerkesen e shtetit shqiptar per ta ekstraduar ish oficerin e sherbimit sekret, per mosperputhje me seksionin ¼ dh 1/8  te Aktit Britanik per Ekstradimet. Kumbaro ka rifituar lirine, por burime policore nga Scotland Yard shprehen per mundesine e venies se Ilir Kumbaros nen akuze per perdorimin e nje pasaporte te falsifikuar me emrin Shaqa Shatri.

Eshte ende e paqarte nese perfaqesuesja e shtetit shqiptar ne kete proces ekstradimi do t’i kerkoje Gjykates se Ekstradimeve shqyrtimin e kerkeses per ta arrestuar perseri Ilir Kumbaron. Disa dite me pare, ne departamentin e ekstradimeve ne Home Office, ka mberritur nje kerkese e prokurorise shqiptare bazuar ne vendim e Gjykates se Krimeve te Renda ku kerkohet nje mase e re arresti me burg per Ilir Kumbaron.
 

Top Channel