Berisha ne Kopenhagen, lobon per investitoret e huaj

18/12/2009 15:10

Samitin e Kopenhagenit per ndryshimin e klimes, kryeministri Sali Berisha e ka shfrytezuar maksimalisht per te takuar lideret kryesore boterore, duke i bere vendit promovim ne nivelet me te larta te politikes boterore. 

Gjate darkes mbreterore te organizuar nga mbreteresha e Danimarkes, kryeministri Berisha u takua dhe bisedoi me rreth 30 kryeministra e presidente per shtimin e pranise se vendeve te tyre si investitore ne Shqiperi.

Ne takimet me presidentin francez, Sarkozi, kancelaren Angela Merkel, sekretaren e shtetit Hillary Clinton, kryeministrin e Japonise Hatojama dhe shume krere te tjere qeverise, zoti Berisha e perkufizoi ekonomine shqiptare ne nje gjendje solide me rritje 5 perqind ne vit, me stabilitet të plotë makro-ekonomik, deficit buxhetor 3.9 për qind, rritje të investimeve, zhvillim te turizmit dhe stabilitet te sistemit bankar në vend.

Gjate darkes mbreterore, kryeministri Berisha u takua edhe me presidentin e Komisionit Europian, Hose Manuel Barroso dhe presidentin e parlamentit Europian, Jersi Busek, te cilet, sic thuhet ne njoftimin zyrtar, bashke me kryeministrat e tjere te vendeve anetare te Bashkimit Europian kane mbeshtetur procesin e integrimit europian te Shqiperise.

Qendrimin ne Kopenhagen, kryeministri Berisha e ka shfrytezuar edhe per te lobuar per njohje te reja per pavaresine e Kosoves.

Sipas tij ne keto tre muaj, qe nga takimi ne Nju Jork me disa prej liderve boterore, qe nuk e kane njohur ende pavaresine e Kosoves, progresi eshte i dukshem.

“Jam optimist se do te kete njohje te reja. Pati perfaqesues qe u treguan te gatshem te kontaktojne me drejtues kosovare.Nga shtatori ne dhjetor e gjej ceshtjen e pavaresise ne zhvillim pozitiv”, u shpreh Berisha.

Top Channel