Afganistan, aleatet vrasin 20 talebane

18/12/2009 14:30

Njezet guerrilas talebane, mes te cileve komandanti i tyre, jane vrare gjate nje ofensive te trupave te koalicionit nderkombetar.

Lajmin e bejne te ditur mediat nderkombetare, sipas te cilave operacioni i perbashket i trupave aleate dhe atyre afgane ishte nje pergjigje ndaj nje sulmi te kryer me pare nga rebelet.

Sipas burimeve, operacioni u perqendrua ne provincen jug-perendimore te Nimrozit, ne rajonin e Kahashrodit.

Komandanti i vrare eshte nje figure e njohur ne radhet e talebaneve dhe sipas autoriteteve lokale mban emrin Mullahu Ewaz.

Top Channel