Zbulohet harta gjenetike e semundjes se kancerit

17/12/2009 16:10

Zhvillim i papritur ne fushen e studimeve kunder kancerit, pasi per here te pare eshte ndertuar harta e kodit gjenetik te tumorit njerezor qe mund te ndihmoje ne kurimin e pjesshem te semundjes.

Zbulimin e ka bere profesori i Universitetit te Kembrixhit, Mike Stratton, sipas te cilit, brenda vitit 2020 te gjithe te semuret me kancer do kene mundesi te shikojne te analizuar kodin gjenetik te tumorit per te zbuluar defektin gjenetik qe e ka shkaktuar.

Ekspertet shprehen me superlativa per kete zbulim, duke thene se eshte kerkimi me i rendesishem i bere per kancerin ne 10 vitet e fundit. Dy hartat gjenetike katalogojne mutacionin e AND-se dhe kjo ua lehteson shume punen mjekeve per te zgjedhur kuren e pershtatshme.

Me pak fjale, tumoret do kurohen sipas karakteristikave te tyre gjenetike dhe jo sipas organit qe prekin. Kanceri eshte semundje genesh, por ne nje pjese te madhe te rasteve shkaktohet edhe nga faktore te jashtem si psh, duhani, alkooli apo rrezatimet kimike. Hartat e reja jane publikuar ne revisten “Nature” dhe ne to pershkruhet kaosi gjenetik me nje saktesi te paprecedente.

Top Channel