Rusi-NATO, Rasmussen: Mburoje te perbashket

17/12/2009 17:40

Sekretari i pergjithshem i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen shpreson se brenda vitit 2020, Aleanca dhe Rusia do te realizojne nje mburoje te perbashket anti-rakete.

“Brenda vitit 2020 bashkepunimi mes NATO-s dhe Rusise ne fushen e mbrojtjes anti-rakete do te zhvillohet ne nje menyre qe te mundesoje unifikimin e sistemeve tona”, ka deklaruar Rasmussen.

Duke folur nga Instituti per Marredheniet Nderkombetare ne Moske, Rasmussen ka shtuar se bashkimi i dy sistemeve do te krijonte nje mburoje te fuqishme.

Top Channel