Qeveria, ne veshtiresi financiare

17/12/2009 15:00

Te dhenat me te fundit zyrtare te Ministrise se Financave konfirmojne se qeveria ndodhet ne veshtiresi financiare.

Sipas te dhenave te buxhetit per 11 mujorin, qeverise i mungojne ne arke plot 22.4 miliarde leke nga taksat, kjo edhe me  buxhetin e rishikuar te shtatorit, ne te cilin qeveria duke pare ecurine e dobet te taksave, e uli planin e te ardhurave me mbi 10 miliarde leke.

Te ardhurat ne buxhet kane shenuar kete vit ritmin me te ulet te rritjes. Sipas te dhenave krahasuar me 11 mujorin e vitit te kaluar totali i te ardhurave ne buxhet eshte rritur me shifren minimale 2.2 per qind. Por kjo eshte rritje nominale.

Nese do te zhvishet efekti i inflacionit rezulton se te ardhurat reale ne buxhet kete vit jane 0.1 per qind me te uleta se nje vit me pare. Por nese te ardhurat kane rene, shpenzimet jane rritur me 17 per qind. Kjo situate shpjegon edhe faktin se pse qeveria ndodhet ne veshtiresi financiare.

Shume nga pagesat e prapambetura te ketij viti do te kalojne barre per buxhetin e vitit te ardhshem. Disa eksperte thone se pikepyetja me e madhe tashme eshte stabiliteti financiar i vendit per vitin tjeter.

Buxheti i vitit 2010, ne te cilin qeveria parashikon se do te kete rritje ekonomike prej 6 per qind dhe te ardhurat do te rriten me 12 per qind,  u kritikua ashper nga FMN, si euforik dhe jo realist.

Tashme pikepyetja e madhe eshte pikerisht kjo, a do te mundet qeveria te rrise te ardhurat vitin e ardhshem 5 here me shume se kete vit apo buxheti do e zhyse ekonomine ne krize, kur kercenimet e para kane filluar qe tani, dhe per kete qeveria u parlajmerua ne me shume se nje rast nga nderkombetaret.

Top Channel